Vendosni fjalën kyçe....

Atentat pas mesnate në Elbasan ndaj dy vëllezërve, vritet njëri prej tyre


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku dy vëllezër janë qëlluar me breshëri plumbash. Njëri prej tyre ka humbur jetën e tjetri ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në fshatin Broshkë në Elbasan, 24-vjeçari Klevi Baho ka humbur jetën në vend nga breshëria e plumbave. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte lënë qelinë e burgut në Itali.

I plagosur ka mbetur vëllai i viktimës i identifikuar si Sandër Baho, 30-vjeç, i cili dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit.

Dy vëllezërit po udhëtonin së bashku me një makinë tip “Audi” në aksin rrugor Peqin-Elbasan, kur disa persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri ndaj tyre.

30-vjeçari ka marrë tre plumba në pjesën e shpatullës, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahet në kujdes intensiv nga mjekët.

Ende nuk dihet se kush mund të jetë autori/ët dhe cilat janë motivet e këtij atentati, por policia ka nisur hetimet./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *