Vendosni fjalën kyçe....

A meriton kaq vëmendje ngjarja e Bularatit?! Kujt i intereson zmadhimi i çështjes


Jo më larg se disa orë më parë Report Tv publikoi një video nga vendngjarja në Bularat të Gjirokastrës për të cilën thotë se Kaçifa hapi zjarr ndaj policisë.

Kjo ngjarje është fryrë shumë në mediat shqiptare por edhe ato të huaja për vetë faktin se Kostandinos Kaçifa ishte pjesë e minoritetit grek.

Gjatë ditës së djeshme por edhe të sotme mediat pranë qeverisë gjatë gjithë kohës vazhdojnë të nxjerrin detaje rreth kësaj ngjarje e cila më tepër po shfrytëzohet nga qarqe ekstremiste sesa përvet faktin se ishte një përplasje midis uniformave blu dhe një personi të armatosur.

Është e kuptueshme që në mediat fqinjee kjo ngjarje të ndiqet me mjaft interes pasi Kaçifa ishte pjesë e minoritetit grek në Shqipëri por është e habitshme nxitja politike që Kryeministri Rama i bëri çështjes.

Kryeministri Edi Rama reagoi pas qëndrimit nga Ministria e Jashtme Greke e cila kërkoi sqarime për rrethanat e vrasjes nga policia por nga deklarata e Kryeministrit Rama mund të vihet re ngjyrimi politik  madje ai nuk shprehu as ngushëllimet për jetën e humbur por denjoi që të polemizonte me autoritet helene ose mund të zgjidhte edhe të heshte dhe përgjigjja të jepej nga Ministria e Jashtme shqiptare ose nga përfaqësite tona në vendin fqinj.

Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”– shkroi Rama në Twitter.

Kjo ngjarje dhe trumbetimi në mënyrë intesive i saj e largoi vëmendjen nga situata politike në vend në kulmin ku mazhoranca po denonocohet përditë nga opozita për skandalet ku është përfshirë.

Madje në një kohë kur ka ardhur edhe largimi i bujshëm nga Ministria e Brendshme e Fatmir Xhafajt apo edhe përgjimive nga prokuroria për lidhjet e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako me anëtarë të grupit të Shijakut Avdyli për shit-blerje votash.

Humbja e jetës së Kostandinos Kacifas arriti të shkaktojë shumë bujë e zhurmë në Shqipëri dhe në Greqi.

Ekstremizëm në reagime, protesta dhe thirrje raciste ndaj shqiptarëve në vendin fqinj dhe gëzimi i pakuptimtë i shqiptarëve për vrasjen e minoritarit.

Në rrjetet sociale ka pasur një shpërthim të gjuhës së  urrejtjes mes shqiptarëve e grekëve, ndërsa ka pasur edhe protesta në vendin fqinj kundër vrasjes së Kacifas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *