Vendosni fjalën kyçe....

Sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë


Sot në Preshevë mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale. Rreth 41 mijë e 600 qytetarë kanë të drejtë vote sot për të votuar për 38 këshilltarët në Kuvendin Komunal të PReshevës.

Ndonëse në zgjedhjet për Parlament ishin bërë bashkë, shqiptarët e Preshevës në këto zgjedhje garojnë me gjashtë lista të ndryshme.

Ndërsa serbët janë në koalicion prej tetë partive serbe të bashkuara në partinë SNS. Kështu në garën zgjedhore janë përfshirë 7 subjekte politike, nga to 6 parti shqiptare dhe 1 koalicion i përbashkët i partive serbe, për të cilët do të mund të votojnë gjithsej 41600 votues të regjistruar në listën zgjedhore.

Ardita Sinani nga Partisë për Veprim Demokratik, është kandidatja e vetme femër që synon rikthimin në krye të komunës. Kurse, për të parin e komunës në garë është edhe Shqiprim Arifi nga Alternativa për Ndryshim, Ragmi Mustafa nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Naser Azizi nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptar, Armend Aliu nga Alternativa Demokratike Shqiptare, si dhe Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma.

Siç raportojnë mediet lokale, votuesit duhet të kenë maskë kur të shkojnë drejt qendrave të votimeve.

Komisionerët e Kuvendit Komunal Zgjedhor (KKZ) duhet të mbajnë gjithashtu maska dhe doreza.

Sipas të dhënave të Presheva.AL drejt kutive të votimit në orën 7 kaë dalë vetëm një numër i vogël i qytetarëve, por që pritet një dalje e madhe brenda ditës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *