Vendosni fjalën kyçe....

Nis vaksinimi masiv me “Sinovac” në Sheshin Skënderbej (FOTO)


Sot ka nisur në sheshin “Skënderbej” procesi i vaksinimit masiv me vaksinën kineze “Sinovac”. Që prej të shtunës, nisën përgatitjet për ngritjen tendave që do të shërbejnë si qendra vaksinimi.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila po ndiqte dje nga afër përgatitjet, tha se të nesërmen në të gjithë territorin e vendit, qytetarëve do t’u injektohet vaksina kineze “Sinovac”.

Bëhet fjalë për të moshuarit mbi 70 vjeç, të cilët janë lajmëruar nga qendrat shëndetësore sipas rendit alfabetik.

Një nga të moshuarit që ndodhet në pritje në Sheshin Skënderbej, ka treguar për “News 24” se ishte telefonuar nga mjekja e familjes, e cila e kishte orientuar që të shkonte për t’u vaksinuar në një prej çadrave të ngritura në sheshin Skëndërbej.

“Po presim në radhë, kemi kënaqësi që po e bëjmë. S’kemi frikë nga vaksinimi. Jemi thirrur nga mjekja. Na mori në telefon dhe na tha; do bëni vaksinën. Kaq ishte e gjitha.”– tha ai.

Sot në të dy çadrat e ngritura në sheshin ‘Skëndebej’ pritet të bëhen rreth 800-1000 vaksinime. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *