Vendosni fjalën kyçe....

Babai i Klodian Rashës pas seancës gjyqësore për Nevaldo Hajdarajn: Erdha të dëgjoj ballë për ballë çfarë do të thotë drejtësia


Babai i Klodian Rashës, i riu i cili u vra në orët e para të 8 dhjetorit të vitit 2020, thotë se tanime gjithçka do ia lërë në dorë drejtësisë.

Zoti Rasha mori pjesë sot në seancën e parë në Gjykatë që u mbajt për Navaldo Hajdaraj, efektivin që akuzohet për vrasjen e të birit.

Ai tregon se sot erdhi në gjykatë vetëm për të dëgjuar se çfarë do të thotë drejtësia.

“Plaga ime është dhe e juaja, kam kërkuar që ditën e parë drejtësi dhe vetëm drejtësi. Sot erdha të dëgjoj, të shikoj si ballë për ballë se çfarë do të thotë drejtësia. Mendoj që tragjedi të tilla të mos përjetoj asnjë famije, mendoj që asnjë zemër nane mos të plagoset. Asnjë zemër vajze dhe djali të mos të vritet në mënyrë makabër si djali im.”-tha ai para kamerave.

Sot në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca paraprake ndaj ish efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Nevaldo Hajdaraj.

Në këtë seancë ku tërë kohën qëndroi kokëulur, ai i ka kërkuar falje babait të Klodian Rashës.

Ndaj Hajdarajt, Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.

Por ai ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ndryshim të cilësisë së veprës penale në “vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *