Vendosni fjalën kyçe....

Rama refuzon sërish debatin me Bashën: Nuk kam përballë liderin real


Kryeministri Edi Rama i pyetur në emisionin “Opinion” nëse do përballej në një debat me kryedemokratin Lulzim Basha ka refuzuar sërish.

Rama tha se nuk ka liderin real përballë për të bërë debat duke e quajtur Bashën kukull ndërsa lider realë janë Berisha, Meta dhe Kryemadhi.

Lulzim Basha është një kukull e vënë përpara nga ata që janë realisht udhëheqësit, që janë Saliu, Iliri, Monika. Basha është një dhëndër, që përdoret në një dasmë imagjinare, ku nusja nuk do të paraqitet më 25 prill. Nuk kam përballë liderin real të gjithë atij konglomerati”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *