Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Ambicia e LSI-së të jetë forcë e parë, ka revoltë ndaj socialistëve


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë në emisionin “Të pakespozuarit” tregoi se ambicia e forcës politike që ajo drejton është të dalë forcë e parë.

Kryemadhi nga takimet që ka kryer në terren thotë se sheh frymën e të rinjve dhe revoltën e socialistëve për Partinë Socialiste.

Fushata ka mbaruar. Që në momentin që opozita ka djegur mandatet, ishte elementi që hapi fushatën e opozitës për zgjedhjet e reja që do të vinin.

Ka një datë, 25 prilli dhe është një moment që qytetarët e kanë ndarë mendjen për kë votojnë. Duhet vetëm struktura, menaxhimi, vëzhguesit, verifikimi i listave. Kemi qartësim të opinionit publik. Vetëm sot në Lushnje dhe Divjakë mund të kem takuar mbi një mijë persona.

Ambicia jonë është të jemi forcë e parë. Asgjë nuk është e pamundur. Nuk është oreks i madh, por përgjegjësi, angazhim, investim në aspektin emocional dhe shoqëror. Shoh frymën e të rinjve dhe të rejave, angazhimi dhe revolta që kanë socialistët për sektin e rilindjes që u ka grabitur partinë.

Është ajo që prekim çdo ditë në aspektin njerëzorë”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *