Vendosni fjalën kyçe....

Laboratorët e ngritur për krijimin e kriptomonedhave në Durrës e Shijak, arrestohen edhe dy administratorët e subjekteve


Dy persona janë arrestuar sot në Durrës në kuadër të operacionit “Kriptofarm”. Bëhet fjalë për dy administratorët e subjekteve të ngritura për krijimin e kriptomonedhave, në Shijak e Durrës, të cilët ishin shoallur në kërkim pak ditë më parë.

Dy të arrestuarit të moshave 29 dhe 57 vjeç në bashkëpunim në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë kryer veprime për ngritjen e dy strukturave për prodhimin e kriptovalutave që krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike, duke krijuar përfitime monetare.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon operacioni policor i koduar “KRIPTOFARM”.

Vihen në pranga dy administratorët e subjekteve të ngritura për krijimin e kriptomonedhave, në Shijak, Durrës.

Specialisët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “KRIPTOFARM”, i zhilluar disa ditë më parë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të dy shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni:

  1. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave, në fshatin Pjezë, Shijak;
  2. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave në fshatin Fllakë, Durrës.

Gjatë operacionit “KRIPTOFARM” u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime për ngritjen e dy strukturave për prodhimin e kriptovalutave që krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike, duke krijuar përfitime monetare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen para drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.