Vendosni fjalën kyçe....

Brataj: Pandemia po bën kërdinë jashtë Tirane


Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në emisionin “Real Story” deklaroi se në Evropë ka nisur vala e tretë e pandemisë dhe ka një frekuencë të lartë të infeksionit anglez.

Brataj theksoi se pandemia po bën kërdinë jashtë Tiranë duke sjellë në vëmendje se masat kanë funksionuar për të mbajtur nën kontroll infeksionin.

Masat që kanë funksionuar deri tani kanë mbajtur nën kontroll infeksionin. Ka nisur vala e tretë në Evropë, duke mos na përjashtuar as neve. Ka frekuencë të lartë të infeksionit anglez. Para dy javësh, kishim 105 qytete dhe fshatra, ku kemi bërë vizita vetëm për Covid.

Tani janë më shumë vendbanime, ku virusi ka prezencë, pra harta është zgjeruar. Pandemia po bën kërdinë jashtë Tirane. Këto janë arsye se pse modeli që ka dhënë rezultat, të vazhdohet”- u shpreh Brataj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *