Vendosni fjalën kyçe....

Bussines Insider – Brenda lidhjes jashtëmartesore e jetës së dyfishtë të Charles McGonigal, gjahtari i spiunëve të FBI-së i akuzuar për marrjen e parave ruse


Një mëngjes në tetor 2017, Allison Guerriero vuri re diçka të pazakontë në dyshemenë e apartamentit të të dashurit të saj nw Park Slope, Brooklyn, ajo që po shihte ishte një çantë plot me para.

Çanta e dyshimtë, ndodhej pranë këpucëve të tij, dhe brenda saj të mbështjella me një lloj qese nga ato që japin tek dyqanet e pijeve ndodheshin paratë. Në të kishte tufa me kartëmonedha, prerje të mëdha të lidhura me shirita gome. Nuk dukej si diçka që ai duhej të mbante me vete. Në fund të fundit, i dashuri i saj, Charles F. McGonigal, mbante një nga postet më të larta dhe më të ndjeshme në FBI.

“Po kjo, nga dreqin ndodhet këtu?” e pyeti ajo.

“Oh, ju kujtohet ajo loja e bejsbollit?” u përgjigj McGonigal, sipas kujtimeve të Guerriero.

“Vura një bast dhe fitova.” – tha ai.

McGonigal kishte dy fëmijë të moshës së shkollës së mesme dhe një grua – ose “ish-grua” siç i referohej ndonjëherë – në shtëpi në Chevy Chase, Maryland. Ai kthehej atje një ose dy herë në muaj. Por McGonigal e kishte bërë Guerriero të kuptonte se ai ose ishte i divorcuar ose së shpejti do të divorcohej. Ajo nuk e vuri në dyshim historinë e tij, dhe as nuk e vuri në dyshim gjithashtu historinë për çantën plot me para.

Pak ditë më parë, Guerriero ishte ulur në divan me McGonigal në një nga hapësirat e kopshtit për të parë Indianët e Cleveland të McGonigal-it kundër Yankees.

Pas shumë kohësh – pas diagnozës së kancerit të Guerriero-s, ndarjes së tyre dhe daljes në pension të McGonigal nga FBI – McGonigal do të akuzohej me dyshimin, ndër të tjera, për pranimin e 225,000 dollarëve në para nga një ish-punonjës i agjencisë së inteligjencës shqiptare. Ky total përfshin një copë prej 80,000 dollarësh që dyshohet se u dorëzua në një makinë të parkuar, jashtë një restoranti, më 5 tetor 2017. 5 dhe 6 tetor pikërisht në ato ditë kur Indianët mundën Yankees në dy ndeshjet e para të Serisë së Divizionit të Ligës amerikane.

Pas gjithë kësaj, sot, Guerriero nuk beson më që çanta me para përmbante fitime nga ai bast sportiv.

Një nga avokatët e McGonigal, Seth DuCharme, nuk pranoi të komentojë.

Guerriero një ish-mësuese zëvendësuese e kopshtit, ishte 44 vjeç kur u takuan, e cila doli vullnetare për kauzat e zbatimit të ligjit dhe punonte si kontraktore për një kompani sigurie ndërsa jetonte në shtëpi vetëm me babanë e saj. McGonigal, atëherë ishte 49 vjeç dhe sapo kishte filluar punën e tij të re në zyrën e FBI-së në Nju Jork.

Guerriero thotë se lidhja e tyre zgjati pak më shumë se një vit.

Qiraja e McGonigal në Brooklyn mund të ketë qenë modeste, por pozicioni i tij ishte i lartë. Ai u shoqërua me Guerriero në restorante luksoze dhe do t’i falte asaj dhurata të shtrenjta 500 dollarëshe apo 1000 dollarëshe  për ditëlindjen e saj dhe për Krishtlindje.

Një herë ai bëri shaka kur I dhuroi kornizën e letrave të divorcit, si dhuratë për Krishtlindje, por ato letra nuk u materializuan kurrë dhe ai e mori atë për të parë ndeshjet e hokejit të New Jersey Devils.

 Ajo kujton se McGonigal dikur i dha një kartëmonedhë prej njëqind dollarësh një shitësi në rrugë. Pasi ajo u shpreh e habitur nga veprimi I tij, McGonigal i ishte përgjigjur se “Unë jam pak më mirë se ai. Mund të kursej njëqind dollarë,” kujton Guerriero.

Ajo ditë tetori nuk ishte e vetmja herë që Guerriero kujton se McGonigal mbante sasi të mëdha parash. Pasi ai la mënjanë kureshtjen e saj, ajo filloi të zbutte dyshimet dhe i tha vetes se ndoshta ishte “blerja e parave” për një operacion thumbues, ose një shpërblim për një nga informatorët e McGonigal. Ajo ishte takuar më parë me zyrtarë federalë të zbatimit të ligjit dhe dinte të mos bënte shumë pyetje keto lloj punësh.

“Charlie McGonigal i njihte të gjithë në botën e sigurisë kombëtare dhe të zbatimit të ligjit,” tha Guerriero, në një intervistë për Insajder. “Ai i mashtroi të gjithë. Pse duhet të ndihem keq që ai mundi të më mashtronte?”

Aktakuzat e dyfishta të ngritura kundër McGonigal në fillim të kësaj jave në Nju Jork dhe Uashington, DC, janë kulmi i një hetimi të jurisë së madhe për të cilën Insajder raportoi ekskluzivisht vitin e kaluar, dhe ato parashtrojnë akuza që të lenë pa fjalë, që kanë të bëjnë me mashtrimin dhe korrupsionin. Por në lidhje me këto, Guerriero thotë se mashtrimet e McGonigal u shtrinë përtej detyrave të tij si shef i kundërzbulimit dhe përtej jetës së tyre personale. Dy burime që e njihnin McGonigal dhe Guerrieron në Nju Jork, i thanë Insajderit se ata i besonin rrëfimit të Guerriero-s për marrëdhënien, duke përfshirë pretendimin e saj se McGonigal e kishte bërë Guerriero të besonte se ai ishte efektivisht beqar.

Gjithashtu babai i Guerrieros, i tha Insajderit, se McGonigal do të vinte rregullisht në shtëpi për ta marrë atë, kur ajo jetonte pranë tij.

“Unë u mashtrova për këtë,” tha babai i Guerriero. “Ai dukej të ishte një gënjeshtar i drejtpërdrejtë. Nëse do ta kisha ditur se ai ishte i martuar, do të kisha thënë diçka.”

Prokurorët federalë e akuzuan McGonigal për pastrim parash dhe dhënie të deklaratave të rreme në zbulimet e detyrueshme të punonjësve të tij në FBI. Ai u akuzua gjithashtu për marrjen e parave nga një përfaqësues i Oleg Deripaska, që rezultonte një oligark rus, të cilin McGonigal e kishte hetuar dikur vetë, e duke shkelur kështu sanksionet ekonomike të SHBA-së kundër Rusisë; aktakuza pretendon se Deripaska e pagoi atë për të hetuar një oligark rival. Por ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.

McGonigal nuk ishte një agjent i zakonshëm i FBI-së. Ai drejtoi hetimin e WikiLeaks për Chelsea Manning si dhe një kërkim për një nishan kinez brenda CIA-s. Ndërsa punonte në selinë e FBI-së në Uashington, ai luajti një rol në hapjen e hetimit për kontaktet e fushatës së Trump me Rusinë, që më vonë u quajt Operacioni Crossfire Hurricane.

Por ishte puna e fundit e McGonigal-it në FBI, agjent special i ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit në zyrën në terren të FBI-së në Nju Jork, e cila ishte detyra e tij më e rëndësishme në këtë seksion, ku merrej kryesisht të gjurmonte spiunët armiq dhe t’i rekrutonte për llogarinë e tij.

“New York City është një qendër globale për spiunazhin dhe kundërspiunazhin,” thotë një zyrtar i brendshëm i lartë i zbatimit të ligjit, i cili ishte i njohur nga afër me specifikat e rolit të McGonigal.

“Ju keni vizita nga elitat e huaja të biznesit dhe politikanë. Ju keni Kombet e Bashkuara. Ju keni popullsi etnike. Kush i drejton fushat për të rekrutuar spiunë nga të gjitha ato vende të tjera? FBI. Pra, aksesi që keni në atë punë është i jashtëzakonshëm. Nëse jeni duke drejtuar kundërzbulimin e FBI-së në Nju Jork, mund të merrni në dorë pothuajse çdo gjë që dëshironi dhe jo gjithmonë duhet të kërkoni justifikime përse po e kërkoni atë.”

Ndikimi i padive të McGonigal është ende i diskutuar nëpër botën e zbatimit të ligjit. Akuzat venë në qendër një zyrtar në përsa i takon hetimit Trump-Rusi për shitjen e fshehtë të aksesit të tij, pranimin e paketave të parave të gatshme në takime të fshehta me dikë që kishte lidhje me inteligjencën shqiptare. McGonigal, një anëtar i nivelit të lartë të komunitetit të zbatimit të ligjit të qytetit, një njeri që e kishte integruar plotësisht veten në një rreth të fuqishëm besimi ku ndërrohen favoret dhe qarkullojnë shërbimet inteligjente, akuzohet se është i ndërlidhur me korrupsionin.

Nëse aktakuzat janë të sakta, McGonigal po bënte një jetë të rrezikshme të dyfishtë, pikërisht nën hundën e disa prej policëve më të mprehtë në Amerikë.

Por ajo që mund të jetë më e habitshme në lidhje me çështjen kundër McGonigal është se pretendohet lehtësia e shpërdorimit të kompetencave e tij.

Një aktakuzë sugjeron se për 225,000 dollarë, bashkëpunëtorët e McGonigal-it e detyruan atë të lobonte te kryeministri shqiptar për dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës dhe më pas të hapte një hetim të FBI-së lidhur me një shtetas amerikan që kishte lobuar për një nga kundërshtarët politikë të kryeministrit. Organizimi i një takimi për një ekzekutiv nga një kompani farmaceutike boshnjake me një zyrtar amerikan në Kombet e Bashkuara, bëri me dije se ishte një aferë më e shtrenjtë –prej 500,000 dollarësh, e cila pretendohet në një aktakuzë, por është e paqartë nëse ato para janë materializuar ndonjëherë.

Në shtator 2018, McGonigal u largua nga FBI për të punuar si zëvendëspresident në Brookfield Properties, e cila ishte një kompani shumë miliarda dollarëshe e pasurive të paluajtshme. Rroga e tij atje ishte me shumë gjasa më e lartë se ajo që ai fitoi brenda qeverisë, por nuk ishte afërsisë së parave të C-suite ose të shkallës së oligarkëve që kalonin nëpër ‘nën çatitë’ e apartamenteve dhe Dhomave të konferencave të Nju Jorkut. Një burim i zbatimit të ligjit vlerësoi se McGonigal do të fitonte afërsisht 300,000 deri në 350,000 dollarë në vit, duke përfshirë bonuset vjetore. “Ai tha se duhej të fitonte më shumë para”, tha Guerriero, i cili ishte ende në marrëdhënie me McGonigal kur ai u largua nga FBI. “Ai kishte dy fëmijë për t’i çuar në kolegj.”

Vlera që McGonigal akuzohet se ofron – aksesi dhe tërheqja e tij – janë të qarta nga aktakuzat. Njëri prej tyre pretendon se ai organizoi që vajza e një kontakti të huaj, një studente kolegji, të merrte një turne VIP nga Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut. Aktakuza e identifikon atë kontakt të huaj si “Agjenti-1”, një agjent i oligarkut rus Deripaska, ish-diplomat rus dhe oficer i përfolur i inteligjencës ruse. Ky përshkrim përputhet me Evgeny Fokin, i cili punon për En+, një kompani energjetike në pronësi të Deripaska, dhe ishte tashmë i lidhur me McGonigal dhe një bashkëpunëtor në një akt të regjistrimit të agjentëve të huaj që nga nëntori 2021.

Identiteti i agjentit-1 mbetet i pakonfirmuar. As Fokin dhe as En+ nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Ndërsa një person i njohur me marrëveshjen e NYPD tha se vajza ishte një mysafire, jo një praktikante dhe se ajo nuk kishte akses të pavarur në objektet e policisë, thanë ata, dhe nuk iu dha asnjë punë për të bërë.

Guerriero kujton McGonigal, duke përdorur burimet e FBI-së për marrëdhënien e tyre, tha se një herë, ata bënë seks në një SUV që ajo e kuptoi se ishte pronë e qeverisë federale. Pasi zbuloi se kishte kancer gjiri, , McGonigal herë pas here dërgonte një agjent të vogël në një sedan të FBI-së për t’i dhënë asaj udhëtime nga Nju Xhersi në apartamentin e kushëririt të saj në Nju Jork dhe ajo shton se pavarësisht mashtrimit të vazhdueshëm për statusin e tij martesor, McGonigal ishte “i kujdesshëm, i dashur dhe i shqetësuar” gjatë periudhës së sëmundjes së saj.

Në fund të vitit 2018, McGonigal dhe Guerriero u ndanë. Ajo kujton se mori një shënim anonim dhe armiqësor në postë. Menjëherë pas kësaj, McGonigal i tha asaj se ai ishte ende i martuar dhe nuk kishte plane të divorcohej nga gruaja e tij. “U trondita”, tha ajo. “Isha shumë e dashuruar me të dhe isha shumë e lënduar”, dhe kështu ajo filloi të pinte shumë për të përballuar.

Disa muaj më vonë, Guerriero, pas një periudhe alkolizimi, i dërgoi një email të zemëruar William Sweeney, i cili ishte në krye të zyrës së FBI-së në New York City, i cili e kishte prezantuar për herë të parë me McGonigal dhe përmes një emaili, i kërkoi t’a shikonte lidhjen e tyre jashtëmartesore dhe gjithashtu marrëdhëniet e McGonigal në Shqipëri. McGonigal ishte miqësuar tashmë me kryeministrin e Shqipërisë dhe kishte udhëtuar gjerësisht në vend, marrëveshje që do të shfaqeshin më vonë në një nga paditë e tij, por Guerriero i tha Insajder se ajo e kishte fshirë atë email.

Sweeney nuk iu përgjigj një kërkese për koment të bërë përmes punëdhënësit aktual të Sweeney, Citigroup, kështu Insajder nuk mundi të konfirmonte nëse Guerriero e kishte dërguar emailin apo që Sweeney e kishte marrë atë.

Pavarësisht kësaj, deri në nëntor 2021 që FBI ishte duke hetuar McGonigal, dy agjentë u shfaqën në derën e shtëpisë, thotë ajo, dhe i treguan një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar dhe e intervistuan për ndërveprimet e tyre. Ajo gjithashtu më vonë, mori një thirrje nga juria e madhe që kërkonte të gjitha komunikimet e saj me McGonigal, si dhe informacione për çdo “pagesë ose dhuratë” që ai mund t’i ketë dhënë asaj.

Guerriero pranon se kombinimi i abuzimit me alkoolin dhe problemet e saj shëndetësore çuan në disa sjellje ekstreme, duke përfshirë dërgimin e saj të emaileve armiqësore për familjen e McGonigal, përmbajtjen e të cilave ajo thotë se nuk mund t’i kujtojë. “Unë me të vërtetë e teprova,” tha ajo. “Unë i ngacmova ata. Nuk do ta mohoj këtë. Unë isha i tmerrshëm për ta.”

Sipas saj, Guerriero kontaktoi një nga fëmijët e McGonigal, pavarësisht se ishte ndaluar ta bënte këtë me një urdhër gjykate, çka bëri që ajo ta kalonte natën në burgun Nju Xhersit. Urdhri i gjykatës buronte nga një raport i policisë i vitit 2019, i marrë nga Insider, që gruaja e McGonigal, Pamela, depozitoi në Departamentin e Policisë së Qarkut Montgomery në Maryland. Raporti thotë se McGonigal dhe Guerriero “kishin një marrëdhënie” dhe se Guerriero e kishte ngacmuar në mënyrë të përsëritur me email dhe telefonata të padëshiruara – duke përfshirë 20 telefonata në një ditë – pavarësisht se ajo i kishte kërkuar të ndalonte.

Guerriero konfirmoi se kontakti i saj me familjen McGonigal çoi në një urdhër të veçantë ndalimi të lëshuar në New Jersey. “Më vjen turp dhe siklet dhe më vjen keq për veprimet e mia gjatë kohës që kam pirë”, tha ajo.

Allison Guerriero dhe Rudy Giuliani

Allison Guerriero e njihte Rudy Giulianin prej qarqeve të zbatimit të ligjit. Giuliani e la të qëndronte në dhomën e miqve në rezidencën e tij pasi shtëpia e babait të saj kishte marrë flakë në vitin 2021, ku edhe ajo vetë kishte marrë djegie të rënda, çka bëri që tu kërkonte ndihmë miqve për problemet e saj të njpasnjëshme të shtuara rradhazi. Ish-kryebashkiaku Rudy Giuliani i qytetit të Nju Jorkut, të cilin e njihte nga qarqet e zbatimit të ligjit, i ofroi të qëndronte në një dhomë gjumi mysafirësh.

 Që atëherë, Guerriero ka qenë një telefonuese e shpeshtë në emisionet radiofonike tek Giuliani dhe pohon se zgjedhjet e vitit 2020 u dëmtuan nga mashtrimi i gjerë i votuesve, një besim i shtyrë nga Giuliani që është zhgënjyer vazhdimisht. “Çfarëdo që thotë Giuliani për zgjedhjet e 2020 është ajo që unë besoj”, tha ajo. Gjatë marrëdhënies së saj me McGonigal, Guerriero thotë se ata kurrë nuk folën për politikë. “Mendova se ai ishte apolitik, që është diçka që unë vazhdoj ta besoj”.

Por FBI nuk pranoi të trajtojë specifikat e historisë së Guerriero-s dhe në vend të kësaj, ajo dërgoi një deklaratë nga drejtori Christopher Wray, i cili tha se FBI i mban punonjësit në “standardin më të lartë” dhe i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë.

Insajderi foli me tre nga ish-kolegët e zbatimit të ligjit të McGonigal, të cilët u shprehën të tronditur për aktakuzat. “Është zemërthyese”, tha dikush, i cili kishte punuar së bashku me McGonigal në FBI. “Kjo është një organizatë e jashtëzakonshme e mbushur me burra dhe gra vërtet të përkushtuar për punën e tyre. Kjo e tjetërson imazhin dhe reputacionin tonë.”

Babai i Guerriero-s tha se pikëpamja e tij për FBI-në tashmë ishte njollosur nga mënyra se si McGonigal e trajtoi vajzën e tij. “Unë kam pasur gjithmonë një admirim të madh për FBI-në,” tha ai. “I idealizova agjentët që pashë në filma dhe mendova se këta njerëz ishin perëndi, se ata kurrë nuk bënë asgjë të keqe. por Ishte kaq zhgënjyese.”

Megjithatë, ai tha se McGonigal e kishte telefonuar pas përfundimit të marrëdhënies me Guerrieron për t’i kërkuar falje për sjelljen e tij dhe se ai kishte pranuar faljen e McGonigal.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Bussines Insider