Vendosni fjalën kyçe....

Uashingtoni zbut tonet ndaj Ankarasë: Turqia aleate e vjetër dhe me vlera


Turqia është një ‘aleate e fortë prej një kohe të gjatë’, tha Sekretari amerikan i Shtetit të martën, duke pohuar se është në interes të NATO-s që Turqia të jetë në bllok.

“Nuk është sekret që ne kemi dallime me Turqinë, përfshirë ato mbi sistemin raketor S-400 dhe duke përfshirë veprime të caktuara që ajo ka ndërmarrë, përfshirë ato në Mesdheun Lindor.” – tha Blinken.

“Nuk është gjithashtu sekret që Turqia është një aleat i vjetër dhe i vlerësuar dhe besoj se kemi një interes të fortë për ta mbajtur të ankoruar në NATO. Dhe unë besoj se kjo është gjithashtu në interesin e Turqisë.” – shtoi diplomati i lartë amerkikan gjatë një takimi në Bruksel.

Vërejtjet e tij erdhën në një fjalim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përpara takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *