Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse doni paqe përgatituni për luftë” – Lavrov akuzon Brukselin se ka prishur lidhjet miqësore me Moskën


Tensionet politike prej muajsh dhe një valë sanksionesh të reja kanë shkëputur të gjitha lidhjet midis BE-së dhe Rusisë, ka thënë ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov, duke shtuar se vendi i tij është i gatshëm të rifillojë bashkëpunimin nëse Brukseli vendos se është i interesuar.

Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me homologun e tij kinez të martën, diplomati i lartë rus tha se aktualisht, ‘nuk ka marrëdhënie me BE-në si një organizatë. E gjithë infrastruktura e këtyre marrëdhënieve është shkatërruar nga vendimet e njëanshme të marra nga Brukseli’.

Disa vende individuale evropiane, argumentoi ai, ende po kërkojnë lidhje më të ngushta me Moskën, ‘të udhëhequra nga interesat e tyre kombëtare’. Megjithatë, këto po tejkalohen shpejt nga partneritetet në rritje me Kinën, u tha Lavrov gazetarëve.

“Nëse europianët vendosin të eleminojnë këto anomali në kontaktet me fqinjin e tyre më të madh, natyrisht, ne do të jemi të gatshëm t’i ndërtojmë këto marrëdhënie bazuar në barazi.” – pohoi diplomati, “ndërsa në Lindje, për mendimin tim, ne kemi një plan dhe marrëdhënie shumë intensive, që po bëhet më e larmishme çdo vit.”

Në shkurt, ministri i Jashtëm deklaroi se marrëdhëniet e Moskës me bllokun kishin marrë fund në vitin 2014, pasi BE-ja ‘fajësoi Federatën Ruse për gjithçka që po ndodhte’ në Ukrainë.

Që atëherë, argumentoi ai, Brukseli ‘vazhdimisht ka shkatërruar të gjithë mekanizmat pa përjashtim që ekzistonin në bazë të një marrëveshjeje për partneritet dhe bashkëpunim’.

Si pjesë e një interviste të ‘nxehtë’, Lavrov paralajmëroi se nëse liderët e BE-së do të vendosnin sanksione ndaj Rusisë që godasin zonat e ndjeshme të ekonomisë, Moska mund të prishte krejtësisht kontaktin diplomatik si një mundësi e fundit.

“Sigurisht, ne nuk duam të izolohemi nga pjesa tjetër e botë, por duhet të jemi të gatshëm për këtë. Nëse doni paqe, përgatituni për luftë.” – theksoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *