Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 9 shoferë e hiqen 98 patenta, 3088 gjoba në mbarë vendin


Qindra gjoba e masa të tjera disiplinore ka vënë Policia Rrugore gjatë dy ditëve të fundit në mbarë vendin.

Nëntë drejtues mjetesh janë arrestuar ndërsa 98 leje drejtimi janë pezulluar.

Për sa u përket gjobavem në shkallë vendi janë vënë 3088 të tilla.

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar sidomos në zonat ku ka reshje bore apo shiu.

“Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 9 drejtues mjetesh, 4 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 3088 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore, nga këto:

834 masa administrative për parakalime të gabuara.

748 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

846 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

453 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

178 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

29 masa për shkelje të semaforit.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *