Vendosni fjalën kyçe....

“Për shkak të shpifjeve”-  Pas Blushit, Meta e njofton dhe vetë konferencën për shtyp: Më ndiqni


Presidenti i vendit Ilir Meta ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se do të mbajë këtë pasdite pas deklaratave kundër tij të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Të dashur qytetarë,

Në respektin tuaj, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS, për shkak të shpifjeve të programuara nga Organizata Kriminale e inceneratorëve, sot pasdite do të zhvilloj një konferencë shtypi, ku do të jem i hapur për çdo pyetje.

Për shkak të censurës në disa nga mediat që financohen me paratë e inceneratorëve, ju ftoj të më ndiqni live në profilin tim zyrtar në Facebook.”- shkruan Meta.

Më herët, edhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi njoftoi se Meta do mbante një konferencë për shtyp.

Blushi shkruante se Veliaj po përdoret si “qen sulmi” nga “brigadieri” i Organizatës kriminale të inceneratorëve, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama. Blushi thotë se ata e urrejnë presidentin Ilir Meta, sepse ai ka denoncuar aferat korruptive të kësaj qeverie. 

Ky erdhi si një reagim pasi Veliaj në një intervistë televizive u shpreh se presidenti aktual Ilir Meta “kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës”. Dhe sipas tij duhet një president i ri që i shëron këto plagë.