Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon seanca, dosja e Fredi Belerit kalon për gjykim. Avokati: Po mbahet në burg politikisht!


Ka përfunduar seanca për çështjen e Fredi Belerit, dosja e të cilit kalon për gjykim.

Në një komunikim për mediat, avokati i Fredi Belerit u shpreh se vetë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, ka deklaruar se ai po mbahet në burg politikisht.

“Po mbahet në burg politikisht. I deklaroi në sallë të gjyqit”, tha avokati.

Ai gjithashtu shtoi se gjyqi do të zgjasë dhe se për këtë arsye nuk ka përse sipas tij Beleri të mbahet në burg. Më tej shtoi se nuk kishte asnjë pritshmëri që ditën e sotme në këtë seancë të kishte të tjera rezultate.