Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Tiranë, qëllohet ndaj një personi në Kombinat


Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotmë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Kombinat ndërsa shënjestra ka qenë Artur Koreshi. Sipas policisë, autori i dyshuar i të shtënave me armë është Ronaldo Gurabardhi, i shpallur në kërkim.

Mësohet se Koreshi, i cili është emër i skeduar nga policia, ka pasur një konflikt me vëllanë e autorit të dyshuar mbrëmjen e djeshme.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të një banese dhe më pas është larguar me shpejtësi me një mjet. Punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *