Vendosni fjalën kyçe....

Vëllezërit Doçi ndaj të cilëve u bë atentat kushërinj me Gentian Doçin, në kërkim për pengmarrjen e zhdukjen e Jan Prengës  


shkoderDy vëllezërit Genti e Marjan Doçi, që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër, janë kushërinj me Gentian Doçin, një nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen e zhdukjen e Jan Prengës në Kamëz, ngjarje e ndodhur në datën 17 janar 2020.

Gentian Doçi kërkohet edhe nga drejtësia italiane pasi akuzohet për trafik kokaine.

Vëllezërit Genti e Marjan Doçi po udhëtonin me një mjet tip ‘Audi’ pa targa në fshatin Bardhaj, kur janë qëlluar me armë.

Ata u dërguan menjëherë në spital ku paraqiten jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *