Vendosni fjalën kyçe....

Rama akuza Ademit: Mur qorr e shurdh, personi absurd që drejton Shkodrën na ka vështirësuar projektet


Kryeministri Rama ka akuzuar kryebashkiaken demokrate të Shkodrës, Ademi, duke thënë se ka qenë një mur qorr dhe shurdh i qeverisë vendore në qytetin veriperëndimor që ka penguar projektet e qeverisë për zhvillimin e kryeqendrës së veriut.

Kreu i qeverisë tha se edhe pse për Shkodrën nuk është bërë më shumë duke u justifikuar me pengesat që i kanë ardhur prej qeverisjes vendore.

“Këtu jemi përplasur me murin qorr dhe shurdh të qeverisë vendore të Shkodrës. Asgjë nuk është perfekt, por rruga e ndryshimit është hapur edhe aty. Jam i keqardhur sepse ka një të vërtetë të pamohueshme në shprehjen e pakënaqësisë së njerëzve nga bashkia Shkodrës në raport me mua dhe qeverisë sot si pasojë e një kontrasti që bëhet gjithnjë e më e thellë mes Shkodrës dhe Vlorës apo Korçës dhe shumë qendrave të tjera urbane. Jam i keqardhur që s’kemi bërë më shumë, por jo se nuk kemi dashur. Kemi dashur dhe kjo numërohet lehtësisht në  punët qe kemi bërë përtej murit dhe bllokimit që ka bërë bashkia e Shkodrës dhe personit absurd që e drejton atë.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *