Vendosni fjalën kyçe....

Shpresat e Shqipërisë fitojnë ndaj Kosovës


Kombëtarja e shpresave ka fituar ndaj vëllezërve të vegjël të Kosovës për kualifikueset për Euro 2021 për moshën deri në 21 vjeç.

Me rezultatin 2-1 djemtë e drejtuar nga Alban Bushi arritën të mposhtin përfaqësuesen e Kosovës.

Për kuq e zinjtë e vegjël shënuan Tafa dhe Mucolli ndërsa për Kosovën shënoi Baftiu në minutën e 90’.

Grupin e 3 e kryesojnë Austria dhe Anglia ndërsa Kosova renditet e treta me një pikë më shumë se Shqipëria.