Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon Metën e Berishën, ironizon Bashën: Votat për LSI-në e PD-në janë për Saliun e Ilirin, Luli ha përshesh


Kryeministri Rama e quan votë kundër drejtësisë ato që do i jepen LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa votat për PD-në i quan vota për Salin e Ilirin duke ironizuar kreun e PD-së, Basha.

Reagimi i Ramës në Twitter vjen pas akuzave të ashpra të presidentit Meta paraditen e sotme në konferencën për shtyp.

“Sa herë Ilir Meta del, flet, bërtet, shan, lajthit, aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh.” – shkruan Rama në Twitter.