Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni në Kazakistan, humbin jetën 4 persona


Katër persona kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë plagosur në Almaty, Kazakistan, pasi një aeroplan Antonov An-26 u përplas në aeroportin e qytetit. Avioni i përkiste Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kazakistanit (NSC).

Autoritetet e aeroportit thanë se brenda avionit ndodheshin gjashtë persona në kohën kur u rrëzua. Ministria e Emergjencave e Kazakistanit ka konfirmuar vdekjen e katër personave në incident, ndërsa Ministria e Shëndetësisë tha se dy të mbijetuar janë dërguar në spital.

Mjeti ajror po vinte nga kryeqyteti Nur-Sulltan, thuhet se u rrëzua kur u përpoq të bënte një ulje në pistë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *