Vendosni fjalën kyçe....

Kushtet e vështira atmosferike, Ministria e Mbrojtjes: Strukturat e emergjencës në mobilizim të plotë


Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe një situatë problematike në të gjithë vendin duke aktivizuar plotësisht strukturat shtetërore, ekipet e emergjencës,
Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, punonjës të drejtorive vendore të rrugëve, zjarrfikës dhe policinë të cilët kanë punuar në terren për të garantuar qarkullimin pa vështirësi të qytetarëve dhe automjeteve.

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka garantuar mobilizim të plotë të strukturave shtetërore gjatë këtyre orëve kritike.

Gjithashtu njofton se situata në kryeqytet, është përmirësuar ndjeshëm, ndërkohe që po punohet në segmentin rrugor Bënçë-Lekdush, në vendin e quajtur “Uji i Varur”, bashkia Tepelenë, në aksin rrugor Picar- Golem, për zhbllokimin e rrugëve nga inertet.

Ndër të tjera, ministria bën me dije se një grup prej 23 turistësh të huaj u evakuuan pa probleme, pasi u bllokuan në hyrje të kanionit të Langaricës për shkak të prurjeve të shumta të lumit.

Në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë po punohet për pastrimin e rrugëve. Ndërsa ekipet e OSHEEE po mundësojnë rilidhjen e energjisë në disa zona të thella të Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Korçës, Dibrës e Elbasanit.