Vendosni fjalën kyçe....

Punëtorët francezë grevë 48-orëshe kundër reformës së pensioneve – Media


Kundërshtarët e reformës së pensioneve në Francë dolën në grevë të enjten për 48 orë, sipas mediave vendase.

Punëtorët në rafineritë e naftës, termocentralet elektrike e portet iu bashkuan grevës, raportoi e përditshmja franceze Le Figaro.

Greva nisi në mes të zemërimit masiv që shpërtheu pasi qeveria njoftoi propozimin e saj për reformën e pensioneve, i cili përfshin rritjen graduale të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. .

Grevat dhe protestat shpërthyen në të gjithë vendin pasi hollësitë e reformave u publikuan më 19 janar, me të paktën 2 milionë njerëz që morën pjesë në demonstrata masive, sipas sindikatës më të madhe të vendit, CGT.

Sindikatat u zotuan të vazhdojnë mobilizimin dhe njoftuan greva e protesta të mëtejshme dhe plan për të dalë në rrugë më 31 janar, shkruan Anadolu Agency.

Më herët në transmetuesin France 2, kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo deklaroi se bashkia do mbyllet në shenjë solidariteti me protestuesit më 31 janar.

Megjithatë, kjo do jetë një lëvizje simbolike, pasi Hidalgo shtoi se shërbimet publike do vijojnë funksionimin atë ditë.