Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Me aleatët të bashkuar si kurrë më parë, do largojmë Ramën e kthjmë shpresën në vend


Kreu i PD-së theksoi sot se pa largimin e Edi Ramës asgjë nuk mund të ndryshojë në vend.

Teksa komentoi listat e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, Basha tha se nuk ka asnjë rëndësi kush është në këtë listë dhe se kryeministrin nuk e shpëton dot asgjë.

Kryedemokrati vërejti se vendi ka nevojë për ndryshim dhe i bëri thirrje çdo qytetari që të shkojë të votojë në zgjedhje.

“Asgjë s’ka për të ndryshuar për sa kohë nuk largohet Edi Rama. Është e njëjta fytyrë me të njëjtët persona. Kemi objektiva shumë të qarta që do bëjnë maksimizimin e votës. Thirrja ime është që çdo shqiptar që do ndryshimin të shkojë të votojë më 25 prill. Nëse çdo shqiptar i përgjigjet kësaj thirrjeje do jetë një fitore e thellë për të bërë ndryshimin. 25 prilli është dita kur zemërimi uluritës i shqiptarëve do derdhet në kutitë e votimit.” – tha Basha.

Ai theksoi më tej se PD-ja e aleatët e saj janë të vendosur e të bashkuar për ndryshimin e madh e largimin e Edi Ramës.

Po kështu Basha deklaroi gjatë bashkëbisedimit me gazetarët se përgjegjësia e tij dhe ekipit qeverisës është sjellja e ndryshimit që presin qytetarët.

“PD-ja dhe aleatët e saj janë të vendosur për të mos e lënë vendin pa ndryshim. Për programin e PD-së kanë punuar mbi 500 specialistë. Të gjithë ata që kanë ndihmuar, do vijojnë të japin kontributin e tyre pavarësisht nëse janë deputetë apo në sektorë të tjerë. Edhe fëmijët të drejtohen me Rama ik. Nuk ka ansjë rëndësi se kush është në listë para apo pas Ramës. Asgjë nuk e shpëton. Ato që s’i ka bërë këto 8 vjet nuk mund t’i bëjë më.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *