Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në fuqi sekuestron ndaj pronave të ish-ministrit Lefter Koka


Gjykata e Apelit të Posaçëm të SPAK ka miratuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë për lënien nën sekuestro të kantinës së pijeve alkoolike ‘Gjergj Kastrioti’ në pronësi të ish-ministrit Lefter Koka, i cili është arrestuar lidhur me çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Ish-ministri u arrestua më 14 dhjetor pas një kërkese nga SPAK lidhur me çështjen në fjalë që është nën hetim.

Koka akuzohet se ka përfituar ryshfet në vlerën e 3.7 milionë eurove nga Klodian Zoto e Stela Gugallja nëpërmjet kompani fiktive të ngritua nga familjarët e të njohur të tij.

Zoto e Gugallja janë shpallur në kërkim pasi nuk u arrestuan gjatë operacionit ku u prangos Koka.