Vendosni fjalën kyçe....

Aeroporti i Kukësit, koncesionari dorëzon VNM-në për rehabilitimin dhe zgjerimin


Koncensionari i aeroportit të Kukësit, nga ku një javë më parë qeveria bëri demonstrim të fluturimeve, ka arritur të dorëzojë vetëm në muajin janar Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis për rehabilitimin dhe zgjerimin.

Në vendimet datës 28 janar të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit bie në sy edhe vendimi për Global Technical Mechanics që ka bërë dorëzimin e vlerësimit paraprak që është një hallkë e rëndësishme e dokumentacionit që duhet të paraqitet nga kompanitë për zbatimin e projekteve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha pak ditë më parë se aeroporti i Kukësit është në përfundim të ndërtimit dhe se për pak ditë nis faza e certifikimit të tij, që i hap rrugë fluturimit të parë, gjatë muajit prill.

Fituesi i koncesionit të aeroportit të Kukësit u shpall në ë datë 11 janar 2019 dhe ishte bashkimi i Përkohshëm të Shoqërive “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k. me vlerë investimi prej 7,999,393 Euro. Në marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre është përcaktuar se 30% e punimeve nëse do të akordohet kontrata e koncesionit/ppp do të kryhen nga Global Technical Mechanics shpk dhe 70 % nga Bami shpk.

Kontrata e koncesionit ka një afat 35 vjeçar dhe më pas aeroporti i transferohet shtetit. Investimi parashikon rehabilitimin dhe operimin e Aeroportit të Kukësit, duke bërë zgjerimin e pistës së aeroportit, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, zgjerimin e zonës së parkingut etj.

Pista për avionët në flotën e linjave ajrore me kosto të ulët, zgjerohet deri në një gjatësi prej 2.200 metra, dhe do të ketë kodin me numrin 4. Me rritjen e kodit do të rritet edhe gjerësia e pistës në 45 metra. Me qëllim të zgjerimit dhe zonave të sigurisë do të bëhet një shtesë prej 66.000 m2 të zonës së aeroportit. Zgjerimi i propozuar i terminalit të udhëtarëve do të jetë nga aktualisht 600 m2 deri 3.800 m2.

Aeroporti i Kukësit është aeroporti i dytë në vend ndërkohë që tashmë është shpallur edhe kompania fituese që do të zbatojë projektin për Aeroportin e Vlorës. Në garë sipas MIE morën pjesë dy kompani. E para Alde Corporation LTD, një kompani e regjistruar në Londër, e orientuar në zhvillimin e projekteve në fushën e ndërtimin dhe real state, por nuk ka përmbushur asnjë nga kriteret teknike.

I dyti ishte konsorciumi që u shpall edhe fitues që kryesohet nga Mabco Construction (Mabetex Group) (50%) dhe i regjistruar në Zvicër me operatorin YDA – Group, 48 për qind të aksioneve dhe 2A Group SH.PK 2% të aksioneve. Vlera e investimit e ofruar është 103.966.030 Euro.

VINI RE: Ky material wshtw pronwsi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *