Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri publikon foton e kandidatëve në Vlorë, mungon i 11-ti në listë Alket Hyseni


Deputeti i PS-së, Alket Hyseni, është tërhequr nga gara për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ai u rendit i 11-ti në listën e qarkut të Vlorës por nuk dihet nëse ka qenë ky shkaku i tërheqjes.

Drejtuesi politik i PS-së në këtë qark, Gjiknuri ka botuar një foto me 12 kandidatët për deputetë në këtë qark, ku mungon fotografia e Hysenit.

Hyseni nuk është emri i vetëm që nuk kandidon në radhët e PS-së në këto zgjedhje. Më herët janë tërhequr Vasilika Hysi, Alfred Peza, Eglantina Gjermeni, Musa Ulqini, Sadik Vorpsi e Besnik Bare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *