Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Pogradec, humb jetën 32-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një i ri ka humbur jetën.

Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një “Ford” në fshatin Vërdovë në Pogradec.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën drejtuesi i “Fordit” me inicialet D.L, 32-vjeç.

Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tjetër me inicialet E.Y, 27-vjeç.

“Ky shtetas sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip ‘Ford’, me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.”-
njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *