Vendosni fjalën kyçe....

Miliarderi japonez kërkon tetë persona për të fluturuar në Hënë, do të paguajë ai për gjithë udhëtimin


Miliarderi japonez Yusaku Maezawa ka ftuar tetë anëtarë të publikut që të bashkohen me të për një udhëtim rreth hënës në SpaceX-in e Elon Musk.

“Unë dua që njerëz nga të gjitha llojet e prejardhjeve të bashkohen.”- tha ai në një video të publikuar në Twitter, ku dha gjithashtu detaje për aplikimin.

Ai tha se do të paguajë për të gjithë udhëtimin, kështu që ata që do të vijnë në bord do të fluturojnë falas.

Misioni, i quajtur DearMoon, është planifikuar të nisë në vitin 2023.

Aplikantët duhet të plotësojnë dy kritere: ata duhet të përparojnë “çfarëdo aktiviteti” në të cilin janë që “të ndihmojnë njerëzit e tjerë dhe shoqërinë në një farë mënyre” dhe të jenë “të gatshëm të mbështesin anëtarët e tjerë të ekuipazhit që ndajnë aspirata të ngjashme”.

“Unë kam blerë të gjitha vendet, kështu që do të jetë një udhëtim privat.”- shtoi ai, citon BBC.

Maezawa, i cili vetë është një manjat i modës dhe koleksionist i arteve, tha më parë se ai kishte planifikuar të ftonte “artistë” për udhëtimin në raketën e quajtur Starship, por projekti i ri “do t’u japë njerëzve nga e gjithë bota mundësinë për t’u bashkuar me këtë udhëtim”.

“Nëse e shihni veten si një artist, atëherë ju jeni një artist.”– tha ai.

Vitin e kaluar, ai gjithashtu nisi një kërkim për një të dashur të re për t’u bashkuar me të në udhëtim, përpara se ta anulonte këtë kërkim.

Në vitin 2018, Maezawa u emërua si pasagjeri i parë privat që do të fluturonte rreth Hënës nga SpaceX, kompania në pronësi të Elon Musk.

Çmimi që Maezawa pranoi të paguante për biletën e tij në hapësirë nuk është bërë i ditur, por sipas Elon Musk kjo ishte “shumë para”.

I planifikuar për në vitin 2023, ky mision do të ishte udhëtimi i parë në hënë nga njerëzit që nga viti 1972.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *