Vendosni fjalën kyçe....

Princi Harry: Fjala e parë e djalit tim ishte ‘krokodili’ – Rrjeti nuk e beson


Përdoruesit e mediave sociale kanë ngritur dyshime mbi pretendimet e Princit Harry se fjala e parë e djalit të tij Archie, ishte ‘krokodili’.

Gjatë një interviste me moderatorin James Corden, kur u pyet se cila ishte fjala e parë e djalit të tij, Duka i Sussex u përgjigj: ‘Krokodil, tri rrokje.’

Corden u përgjigj i habitur: “Krokodil?! Kjo është një fjalë e madhe.”

E tani përdoruesit e rrjetit duken të hutuar nga kjo, e madje sipas Daily Mail, kërkojnë prova nga princi Harry që të vërtetojë se djali i tij vërtet ka thënë për herë të parë fjalën me tri rrokje.

Edhe pse Archie është vetëm një vjeç e disa muajsh, princi Harry thotë se i biri ishte në gjendje të bashkonte ‘tre, katër fjalë’. Madje shtoi: ‘ai tashmë po këndon këngë’.

Një person shkroi në rrjet: “Unë dua të dëgjoj Princin Archie duke thënë ‘krokodil’.” Ndërsa të tjerë thotë se s’ka mundësi që ai ta ketë thënë këtë, vetëm në rast se ai është “një gjeni”.