Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti planifikon eliminimin e notave për klasat fillore


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka në plan të eliminojë notat për klasat fillore të ulëta.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual të realizuar pak ditë më parë me profesorin e Universitetit të Harvardit, Fernando M. Reimers, Kurti ka treguar programin e tij për arsimin.

Kurti është shprehur se nëse do të jetë ai në krye të qeverisë, ka në plan pikërisht heqjen e notave për fëmijët e fillores.

“Diskutuam gjatë mbi sfidat e arsimit dhe politikat që i planifikojmë në mandatin e ardhshëm duke filluar nga shujtat falas për të gjithë fëmijët, eliminimi i notave për klasat fillore të ulëta, kurrikulat e reja dhe edukimi dual që ndërlidh aftësimin profesional me tregun e punës.”– tregon vetë Kurti në një postim në Facebook, ku jep detaje mbi këtë bashkëbisedim virtual.

Mes të tjerash Kurti ka folur me Reimers dhe për arsimin e lartë, për të cilin shprehet se planifikon të nxisë studentët më të mirë të nivelit Master të angazhohen në mësimdhënie dhe “të ofrojë përgatitje profesionale të vazhdueshme në nivel kombëtar për të gjithë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *