Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Brenda 6 muajve të parë do bëjmë realitet Konferencën Ndërqeveritare për Integrimin


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se qeveria nuk ka pasur interes integrimin e vendit, por interesat personale dhe për këtë arsye jemi sot në këtë pikë ku “Shqipëria është në vendnumëro” në këtë aspekt.

Gjatë fjalës së tij në forumin për integrimin organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare ku bashkëbisedoi me përfaqësues të shoqërisë civile, kryedemokrati përmendi detaje nga Programi i PD-së. Ai tha se është i angazhuar që brenda 6 muajve të parë të bëjë realitet Konferencën Ndërqeveritare.

“Këtu kemi të bëjmë me një shpërfillje totale, jo thjesht të interesit për ta futur Shqipërinë në BE për të avancuar në rrugën drejt BE, por një shpërfillje totale dhe një lënie pas dore të interesave elementare të shqiptarëve vetëm për hir të interesave personale, apo të një grushti njerëzish. Angazhimi im është që brenda 6 muajve të parë ne do të bëjmë realitet Konferencën Ndërqeveritare dhe do të nisim realisht procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për ne, për Partinë Demokratike, për mua, Shqipëria europiane fillon me qeverisjen e mirë. Zbatimi do të jetë fjala kyçe e reformave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Unë dhe Partia Demokratike vijmë nga një trashëgimi bindëse në zbatimin e reformave që kanë sjellë ndryshime rrënjësore dhe që kanë lënë gjurmë të prekshme për qytetarët shqiptarë. Liberalizimi I vizave në 2 vite e gjysmë, sepse u përmbushën 150 kushte që lidheshin me fushat kyç. Shqipëria në këto 8 vite ka ngecur në vend dhe në fakt ‘ka ngecur në vend’. Sot kryeson listën e vendeve që kërkojnë strehim në Europë, bashkë me Sirinë, Irakun dhe Afganistanin.”– ka deklaruar Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *