Vendosni fjalën kyçe....

Ibra “gozhdon” yllin e NBA që kritikonte Trump-in: Mos u merr me politikë, rri bëj kosha më mirë


f

Sporti dhe politika nuk duhet të përzihen, sipas yllit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka këshilluar basketbollistin e NBA, LeBron James të qëndrojë në korsinë e tij dhe ‘të bëjë atë që di të bëjë më mirë’.

Ibrahimovic, 39 vjeç, kaloi dy sezone në SHBA ku luajti me LA Galaxy, duke u rikthyer më pas në Itali te Milani, ku ai vazhdon të sfidojë vitet e tij me 14 gola në 13 paraqitje të Serie A këtë sezon.

Por, pavarësisht se kishte lënë SHBA-në prapa, Ibrahimoviç ka disa këshilla për një ikonë tjetër sportive në Bregun Perëndimor – yllin i LA Lakers.

LeBron James, është një sportist i nivelit të lartë por është bërë edhe më i njohur pas grindjeve në rrjetet sociale me ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe duke qenë një mbështetës i zëshëm i kauzave të tilla si Black Lives Matter.

Ibrahimoviç, megjithatë, ka pohuar se James duhet të shmanget nga lojërat politike dhe të përqendrohet në atë që bën më mirë në fushë.

“LeBron është fenomenal në atë që po bën, por nuk më pëlqen kur njerëzit kanë një lloj statusi, ata shkojnë dhe bëjnë politikë në të njëjtën kohë.” – tha Ibrahimovic në një intervistë me UEFA dhe Discovery +.

“Bëj atë ku je i mirë. Unë luaj futboll sepse jam më i miri në futboll. Unë nuk bëj politikë. Nëse do të isha politikan, do të bëja politikë. Ky është gabimi i parë i madh që njerëzit bëjnë kur bëhen të famshëm dhe arrijnë një status të caktuar. Qëndroni larg tij.” – shtoi Ibra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *