Vendosni fjalën kyçe....

Pas lirimit nga burgu, flet Albert Veliu: Kam frikë të kthehem në Shqipëri


Ditën e sotme  Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Dëshmitari X” u la  i lirë nga gjykata në Prishtinë. Ndonëse u ndalua dje për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tij në Shqipëri, sot gjykata në Prishtinë ka vendosur që ta lirojë nga masa e arrestit, konfirmoi për mediat avokati i tij në Prishtinë.

Në lidhje me akuzat ndaj tij ka folur së fundmi Albert Veliu. Veliu për “News 24” është shprehur se ka frikë të kthehet në vendin e tij. 

“Dëshmitari X” u arrestua dje nga policia e Kosovës në një qendër të azil-kërkuesve në Prishtinë, vend në të cilin Albert Veliu qëndronte që prej muajit qershor.  Prokuroria shqiptare ka ngritur ndaj tij akuzën për “kallëzim të rremë” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *