Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Veliaj për Rindërtimin: Në mars fillon riparimi i pallateve të dëmtuara, kush shkon në lagjet e reja “i ka rënë bingoja”


Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, po zhvillojnë një bashkëbisedim me qytetarët e kryeqytetit.

Këta të fundit i pyetën dy zyrtarët lidhur me procesin e Rindërtimit, në veçanti për dy lagjet e reja që do të ndërtohen në lagjen 5 Maji dhe në Kombinat.

Kryebashkiaku Veliaj tha se kush do të shkojë të jetojë në lagjet e reja “I ka rënë bingoja”, duke nënkuptuar se do të jenë në kushte shumë të mira.

Po ashtu ai tha se në muajin mars do të fillojë riparimi i pallateve të dëmtuara nga tërmeti, me fondet e bashkisë.

“Në disa raste ja vlen rigrupimi, duke i afruar afër shërbimeve. Këtë gjë po e bëjmë në Vaqarr, në Baldushk. Kjo është për pjesën rurale. Në pjesën urbane që janë dy lagje. E paimagjinueshme, do të thotë që vetëm ideja e lagjes së re se kush do të shkojë në lagje të reja i ka rënë bingoja. Sipas kalkulimeve tona prona është rritur me 11% të vlerës në Tiranë. Në mars do të fillojmë me riparimin e pallateve me fondin e bashkisë së Tiranë.”– tha Veliaj.

Lidhur me këtë çështje foli dhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se banesat e reja do të jenë shumë më të mira se banesat ku qytetarët jetojnë. Ai tha se në këtë kuptim, fatkeqësia do të kthehet në një mundësi më të madhe.

”Unë besoj që është e natyrshme që secili të ketë atë ngurrimin që nga një shtëpi që e ka jetuar në një pallat, për shumë vite dhe është mësuar me atë destinacion, me atë komunitet të s’postohet në një shtëpi tjetër ku ndërtohet një lagje krejt e re. Të gjithë ata që do të hyjnë në lagjet e reja, do të ndjehen shumë më mirë. Në një kuptim, fatkeqësia do të kthehet në mundësi më të madhe për të pasur kushte shumë më të mira, jo vetëm sa i përket apartamenteve por gjithë zonës, lagjes, mjedisit përreth.

Lagjet e reja që ndërtohet tërësisht nga e para, na japin mundësinë që qysh në projekt e themele të planifikojmë çdo gjë që i përket një lagjeje, me standardet më të mira. Duke pasur afër shërbimet esenciale, kopshtin, shkollën, qendrën shëndetësore. Sigurisht duke pasur edhe përmasat e sipërfaqes së gjelbër, më të madhe se sa aty ku ka goditur tërmeti.

Ajo që po bëjmë në të gjitha qytetet e goditura, është që aty ku është e mundur dhe ka arsye për të rindërtuar pallatin aty ku është prishur, kjo bëhet. Në Durrës po ndërtohet një numër i caktuar pallatesh, ndërsa aty ku nuk ia vlen, për vetë cilësinë e mjedisit, banorëve i jepet mundësia për një shtëpi të re e lagje të re.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *