Vendosni fjalën kyçe....

Edi Ramës s’i del inati për protagonizmin e Lulzim Bashës, shikoni çfarë i bën videos së gatimit


Kryeministri Edi Rama duket se nuk po e përballon me shumë lehtësi, aq sa për ta injoruar protagonizmin që fitoi kryedemokrati Lulzim Basha në rrjet me videon duke gatuar.

Kështu ai ka publikuar sot një video në profilin e tij në “Instagram”, ku ironizon përmes videos së vetë Bashës programin e partisë së tij për zgjedhjet e 25 prillit.

“Ai momenti kur tigani është në zjarr dhe peshku në det…”– shkruan Rama krahas videos, ku shfaqen dy duar duke gatuar praktikisht asgjë, me tiganin bosh.

Nëpërmjet videos, duket se Rama do të godasë strategjikisht Bashën në komunikimin e tij, duke synuar që ta vërë në lojë për programin që po prezanton këto ditë.

Në fakt, teksa e bën këtë, Rama jo vetëm që s’ka një program për shqiptarët, por edhe pse mori dy mandate prej tyre, nuk ka dhënë llogari në asnjë moment për çfarë ka bërë me qeverisjen e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *