Vendosni fjalën kyçe....

Basha i bllokuar në aksin Lezhë-Milot: Situata është e rëndë, përgjegjëse qeveria dhe kompanitë kontraktore


Kryetari i PD-së Lulzim Basha është gjendur vetë i bllokuar në aksin Lezhë-Milot i cili është i pakalueshëm sipasojë e situatës së krijuar nga bora.

Basha në një lidhje telefonike me News 24 tha se situata është e rëndë ku qindra automjete janë të bllokuara.

Situata është e rëndë, kam kohë të gjatë i bllokuar. Përmbytje dhe ngrica, kemi mbetur në një zonë përtej Shenkollit dhe Tales, para Lezhës. Ku janë shumë automjete me familjarë, ka dhe ambulancë. Edhe disa prej shoqëruesve të mi janë munduar ta lëvizin, por pa sukses.

Qindra automjete të mbetura, siç kam informacione për dhjetëra familje që kanë ngelur. Situata është e bllokuar, gjithë Shqipëria prej kësaj situate. S’është marrë asnjë masë për të lehtësuar situatën”-tha Basha.

Më tej kryedemokrati bëri me faj qeverinë dhe kompanitë koncesionare që kanë për detyrë të pastrojnë akset rrugore.

Basha tha se kompanitë kontraktore kanë për detyrë pastrimin e rrugëve ndërsa qeveria ka detyrë mbikëqyrjen e tyre për respektimin e kontratave.

“Normalisht duhet të marren masa paraprake. Dihej para 5 ditësh që e shtuna dhe e diela do sillte dëbore. Ishte detyra e qeverisë por si në shumë fusha të tjera ka paguar për hedhjen e kripës, borëpastruese. Nuk kam parë asnjë veprim, as hedhje kripe as borëpastruese. Qindra automjete, shumë familjarë kanë mbetur të bllokuar. Duke përfshirë këtu edhe ambulancë para automjetit tim. Situatë shumë e rëndë, neglizhencë e madhe. Si në çdo fushë tjetër ka një braktisje totale e detyrës nga qeveria. Faturën e paguajnë njerëzit. Qindra qytetarë që kanë mbetur në këtë stuhi rrugore, që duhet të mbaheshin të hapura. Me pastrimin e borës, që nuk duken gjëkund. Qindra de mijëra familje që janë bllokuar, apo dhe ato që kanë pasur përmbytje si në Shkodër që tashmë i shtohen dhe ngricat.

Ky është dështim i përsëritur, Shkodra ka mbi 40 ditë nën ujë. Kam qenë pranë banorëve, për të kërkuar ndihmë, Shkodra vijon të jetë e braktisur. Po kaq e braktisur edhe Ultësira Perëndimore. Qeveria ëshë e dorëzuar. Ia ka dorëzuar Shqipërinë fatit. Dhe fati natyra këto ditë është treguar goxha e ashpër. S’kam ç’them. Qeveria kë dështuar në mënyrën më të turpshme, minimalja të mbante akset hapur. Do mjaftonte parapërgattije. Nuk është diçka e papritur, 5 ditë që e prisnim. Ato kompanitë koncesionare që lekët i marrin, e punën s’e bëjnë dhe tani këto automjete ku ndodhem dhe vetë. Shqipëria ka mbetur është e bllokuar, nuk ka metaforë më të dhimbshme. Ka vite që ka ngelur Shqipëria kështu, qytetarët të bëjnë çështë e mundur për të ndihmuar njëri-tjetrin. Kurse kërkesa që kam është që ata që kanë marrë paratë e shqiptarëve urgjentisht t’u vinë në ndihmë automjeteve të bllokuara dhe qeveria mos qëndrojë duarkryq e të fajësojë këdo veç vetes siç e ka zakon. Të paktën akset kryesore të zhbllokohen. Plotësisht përgjegjësia e tyre.

Kur vjen puna për t’i puthur në kokë koncesionarët Ramën e keni ditë për ditë në televizor. Përgjegjësinë për këtë e ka qeveria.”- tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *