Vendosni fjalën kyçe....

Ançeloti bën gjestin fantastik pas fitores së Evertonit, pamjet bëhen virale (Video)


Trajneri italian Karlo Ançeloti është i njohur si një nga personat më të dashur e fantastikë në futboll, kështu që ishte mbase e çuditshme që si trajner i Evertonit, u shfaq krejt i qetë dhe u palëkundur pavarësisht se ekipi i tij rrëmbeu një fitore dramatike në ndeshjen e kupës FA kundër Totenhemit.

Braziliani Bernard shënoi në minutën e shtatë të kohës shtesë në ‘Goodison Park’ të mërkurën në mbrëmje për t’i dhënë Evertonit një fitore të rëndësishme 5-4 ndaj ekipit të portugezit Murinjo, duke dërguar ekipin në çerekfinalet e Kupës FA.

Italiani Ançeloti, u pa qetë duke i fryrë kafesë, ndërsa të tjerët rreth tij festonin si të çmendur.

Pamjet u bënë menjëherë virale ndërsa sjellja e Ançelotit është me të vërtetë e këndshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *