Vendosni fjalën kyçe....

Kryetarët e bashkive në SHBA kërkesë Senatit për marrjen e masave ndaj armëve të zjarrit


Më shumë se 200 kryetarë bashkish në SHBA, i kanë kërkuar Senatit të veprojë për të garantuar mbrojtjen nga armët e zjarri.

Kjo kërkesë ndaj Senatit amerikan erdhi pas kritikave se Kongresi nuk po arrin t’i përgjigjet ngjarjeve të njëpasnjëshme që lanë pas 31 të vdekur.

Kryetarët e bashkive me anë të një letre që u bë publike ditën e sotme, iu drejtuan udhëheqësit të maxhorancës në Senat, Mitch McConnell dhe udhëheqësit të demokratëve në Senat, Chuck Schumer.

Kryebashkiakët u shprehën se kombi nuk mund të presë më dhe se qeveria federale të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të parandaluar njerëzit të cilët nuk duhet të kenë qasje tek armët e zjarrit, që të mos jenë në gjendje t’i blejnë ato.

Kryetarët e bashkive i kërkuan Senatit të votojë dy projektligje të miratuara më herët gjatë këtij viti nga Dhoma e Përfaqësuesve, të cilat zgjerojnë kontrollin në të shkuarën ndaj atyre që blejnë armë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *