Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon video nga Puka: Për ata që më shkruajnë se s’kam bërë asgjë në Veri


Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes e ka nisur duke publikuar një video nga qyteti i Pukës.

Ai thotë se kjo është një kartolinë për të gjithë ata që i shkruajnë s’ke bërë asgjë në Veri.

“MIRËMËNGJES
dhe me këtë kartolinë nga Puka për të gjithë ata që më shkruajnë s’ke bërë asgjë në Veri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në këtë video, tregohet një premtim i kryeministrit ndaj qytetarëve të Pukës, se do bënte transformimin e liqenit falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.

“Unë nuk ju premtoj që pas 4 vjetësh Puka do të bëhet si Neë York, por ju siguroj që pas 4 vjetësh 2 liqenet e mrekullueshëm nuk do të jenë gropa të ujërave të zeza.”, ishte ky premtimi i kryeministrit Edi Rama.

Në video tregohet Liqeni artificial i Pukës, së bashku me parkun e pishave, shkolla, trotuare, rrugë dhe pjesë të tjera të transformuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *