Vendosni fjalën kyçe....

Mero Baze godet Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin: Janë 2 jeniçerë


Gazetari dhe analisti Mero Baze ka sulmuar mbrëmjen e sotme përmes një shkrimi presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanin, e cila ndodhet në ditën e dytë të vizitës së saj në Shqipëri. E bashkë me Osmanin ka kritikuar edhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

artikullin me titull “Për dy jeniçerët e rinj, Kur(d)i dhe Osmani”, Baze e ka kritikuar Osmanin për fjalimin që mbajti sot në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, ku ajo kërkoi nga Shqipëria që të dënojë genocidin serb gjatë luftës së Kosovës.

Osmani tha gjithashtu se Shqipëria e Kosova duhet të bëjnë çmos që të ndalin largimin e të rinjve nga vendi ndërsa kërkoi drejtësi për viktimagt e luftës në Kosovë.

Por analisti nuk i ka konsideruar me vend deklaratat e Osmanit, duke thënë: “Ka gjithnjë politikanë  në Kosovë që duan të bëhen të famshëm duke sulmuar politikën e Tiranës. Eshtë një lloj kompleksi i viktimizimit të tyre, duke dashur të shpjegojnë dështimet e tyre me politikën e Shqipërisë dhe jo me problemet e Kosovës.

Vjosa Osmane është e re në këtë punë dhe duket edhe e paditur. Albini është më i kualifikuar dhe e ka traditë këtë sjellje.”

Sipas tij, një sjellje si kjo e presidents Osmani, nuk i bën ndonjë dëm politikës në Tiranë, por i bën dëm politikës së Kosovës në Shqipëri se “ngjall pa ndonjë nevojë një llojë bezdie për Kosovën.”

Baze e komenton Osmanin duke thënë se ajo flet bullallallëqe ndërsa i komenton edhe flokët kaçurrela: “Vjosa Osmani mendon se është politikania e parë e Kosovës apo e Shqipërisë që e thotë si zbulim që Shqipëria të ndihmoj Kosovën për të fituar votat në OKB, në UNESCO, në INTERPOL, a ku di unë tjetër ndoshta në Federatën e Peshngritjes apo  Federatën e Bletërritësve botërorë.

E kërkon këtë me një patos dhe vendosmërinë e një njeriu të sigurt në budallallëkun që thotë, që ti pasi e dëgjon, mendon se, ose është e paditur dhe ska dëgjuar cka ndodhur këto 30 vjet, ose është një kukull e instruktuar, meqë i ka dhe kacurelat gati.”

Baze shprehet se Shqipëria që prej vitit 1991, nuk ka lënë asgjë pa bërë për të mirën e Kosovës sa i përket politikës së jashtme dhe se nuk ka pritur Vjosa Osmanin në fund të  2020 që të loboj për “ulëse” në UNESCO e Interpol. Po ashtu e konsideron sjelljen e Osmanit si “fyese ndaj Shqipërisë dhe një mosmirënjohje e madhe”.

Sipas analistit, sot Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duan të bëhen aleatë me Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe se duan të detyrojnë Shqipërinë të dalë kundër SHBA-së dhe NATO-s. Metën e Berishën, ai i quan “dele e zezë e perëndimit në Shqipëri”.

Në fund i quan “jeniçerë” presidenten e Kosovës si dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.

“Kurti dhe Osmani ngjajnë vërtet si dy jenicierë të rinj, por kjo nuk do të thotë që me shpatën e tyre, që duan tia ngulin Shqipërisë, do të bëhen të famshëm në Kosovë. ‘Edhe mund ta bëhen’ siç thotë Kurti, por pastaj lind pyetja ku do t’i gjejnë gjithë këta mbështetës anti-Shqipëri në Kosovë,  që të ndjhen fitimtarë.”– e mbyll Baze shkrimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *