Vendosni fjalën kyçe....

“Rama, përgjegjësi i vetëm i skandalit, të shkojë në burg”, banorët e Astrit në protestë (VIDEO)


Banorët Astirit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme dhe kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Madhe”.  Ata shprehen se masa e sigurisë “arrest në burg” për administratorin e kompanisë “DH Albania” Avdjol Dobi, nuk mjafton, pasi sipas tyre, “përgjegjësi i vetëm i skandalit me projektin e Unazës së Re, është Edi Rama. Sot, ai, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro, duhet të ishte në burg”.

Gjithë banorët brohorasin njëzëri:“Edi Rama ka mbaru…, ka mbaru…, ka mbaru. Qeveria është rrëzu…, është rrëzu…, është rrëzu. Qeveri e krimit…, qeveri e krimit…, qeveri e krimit”.

Në mbështetje të banorëve janë edhe deputetët e opozitës, si Klevis Balliu. “Sot thejsht u vërtetua që Rama e shikon qeverinë si një biznes personal dhe këtë e ka bërë që para 6 vitesh. Koncesionet ua jep miqëve të tij.”. u shpreh Balliu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *