Vendosni fjalën kyçe....

Shkuan për të grabitur banesën por pikasen, autorët plagosin një 40-vjeçar në Roskovec


Një tentativë për grabitje është përshkallëzuar në përdorimin e armës nga ana e autorëve në Roskovec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 ku sipas policisë persona të paidentifikuar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e shtetasit A.Ç 65-vjeçpor janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij.

Autorët kanë qëlluar në drejtim të pronarit dhe të afërmit të tij dhe për pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit, shtetasi me iniciale A.Ç.

Sot rreth orës 20:20, në Roskovec, persona të paidentifikuar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e shtetasit A. Ç, rreth 65 vjeç, por janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij.

Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, shtetasi A. Ç, rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”-njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *