Vendosni fjalën kyçe....

Meta tregon “mundësinë e artë” për të rivendosur integritetin në Shqipëri


Presidenti Meta në një intervistë për emisionin “Open” vlerësoi sot raportin e OSBE-ODIHR për procesin e 30 qershorit si “mundësia e artë dhe ndoshta e fundit që i jepet komunitetit ndërkombëtar për të rivendosur integritetin e tij në raport me zhvillimet në Shqipëri”.

Sipas tij ky “është dokumenti më serioz, më i paanshëm, më i qartë, më i kthjellët, që mund të ndihmojë në rivendosjen e vendit vërtet në shinat e shtetit të së drejtës edhe të demokracisë”.

Është raporti i OSBE/ODHIR kompetent për të gjitha çështjet e procesit zgjedhor në datën 30 qershor në Shqipëri. Dhe OSBE/ODIHR ka qenë i ftuar nga qeveria e Republikës së Shqipërisë. Dhe raporti i OSBE/ODIHR është mundësia e artë dhe ndoshta e fundit që i jepet komunitetit ndërkombëtar për të rivendosur integritetin e tij në raport me zhvillimet në Shqipëri”-deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *