Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet përkohësisht poliklinika e Fierit, shërbim për rastet urgjente


Është mbyllur përkohësisht poliklinika e specialiteteve në Fier.

Sipas shefes së shërbimit në këtë poliklinikë, Gerta Gjini, kjo gjë bëhet për të shmangur maksimalisht radhët e gjata e përhapjen e mundshme të koronavirusit që ka prekur vendin.

Ajo sqaroi se për qytetarët do bëhen gati faturat elektronike nga mjekët specialistë ndërsa do punohet me rastet urgjente.

Gjini shtoi gjithashtu se qytetarët në nevojë mund të kontaktojnë në numrin 127 dhe se mjekët e personeli shëndetësor është në gatishmëri të plotë për ëdo rast.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *