Vendosni fjalën kyçe....

4 viktima dhe 389 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 389 raste të tjera të koronavirusit të ri , duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 95.736.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 4 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.959.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 86.844, përfshirë 998 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 5.933.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.445 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 476.725.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *