Vendosni fjalën kyçe....

Bitcoin arrin vlerën rekord, Elon Musk thotë se mund ta pranojë si pagesë për makinat “Tesla”


Monedha kripto më e madhe, Bitcoin, u rrit në një rekord të lartë prej mbi 43,000 dollarësh të hënën pas lajmit se Tesla ka investuar 1.5 miliard dollarë në asetin dixhital dhe pret që të fillojë ta pranojë atë si pagesë.

Bitcoin u rrit pothuajse dhjetë për qind duke u tregtuar me 43,439 dollarë, duke vendosur një rekord të të gjitha kohërave në fillim të janarit.

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike, Tesla, pohoi të hënën në SEC (Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim) se ka fituar 1.5 miliard dollarë Bitcoin dhe tha se mund të pranojë gjithashtu monedhën si formë pagese për produktet e saj në të ardhmen e afërt .

Kjo do ta bënte Teslan, prodhuesin e parë të madh që pranon Bitcoin si pagesë. Kompania tha se bleu bitcoin për ‘më shumë fleksibilitet për të diversifikuar më tej dhe për të maksimizuar kthimet në paratë fizike’.

Themeluesi i kompanisë Tesla, Elon Musk, tha kohët e fundit se ndërsa ai ka ardhur ‘pak vonë në festë’, ai tani është një mbështetës i monedhës dixhitale.

“Unë duhet të kisha blerë Bitcoin tetë vjet më parë. Unë në këtë pikë mendoj se Bitcoin është një gjë e mirë. Unë jam një mbështetës i saj.” – tha Musk në një bisedë në 1 Shkurt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *