Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti lëkund Lezhën


Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në disa zona përreth qarkut të Lezhës.

Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit është 11 km në veri-perëndim të Lezhës.

Magnituda e lëkundjeve ishte 4.1 e Shkallës Rihter ndërsa është regjistruar në thellësinë 5 km.

Tërmeti është ndjerë dhe në qytetin e Durrësit por në një intensitet më të ulët.