Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Turqia do investojë edhe në Gjirokastër, sfidë t’i japim jetë universitare


Kreu i qeverisë, Edi Rama në një intervistë për kanalin e tij në rrjetet sociale tregoi se qeveria turke përveç spitalit në Fier do marrë përsipër edhe investime në Gjirokastër.

Në këtë kuadër sipas tij Rama, tha se Turqia do investojë për restaurimin e shtëpive që janë në gjendje të rrënuar.

Me qeverinë turke kemi bërë një marrëveshje për të bërë një investim të konsiderueshëm në një tjetër zonë të Gjirokastrës, me një tjetër grup të konsiderueshëm shtëpisë, për të mos lënë që vlerat arkitektonike të mos degradojnë”-tha Rama në një intervistë për ERTV-në.

Rama më tej zbuloi edhe disa nga projektet që do të bëhen në këtë qytet, që nga parkingu i madh e deri te e By Pass-i si dhe tregoi sfidën për ti dhënë jetë universitare Gjirokastrës.

“Këtu ne jemi në një shembull tipik, një gërmadhë në kuptimin e plotë të fjalës, se nuk kishte as dyer e dritare, as çati, dhe sot është transformuar. Pa diskutim që e ardhmja do të jetë e shkëlqyer për Gjirokastrën. Sfida është që t’i japim Gjirokastrës pamjen e një qyteti universitar. Universiteti këtu ka një sfidë të madhe, sepse kaloi një krizë studentësh. Ne kemi idenë si do ta transformojmë universitetin. Në çdo aspekt, në çdo drejtim, në çdo sektor, edhe Gjirokastra është njësoj si kantierët e rindërtimit. E kemi gjetur në një situatë si Thumana pas tërmetit. E kemi gjetur të rrënuar. Ky vend është simbol se si një rrënojë, tamam si pas tërmetit, sot është kthyer në një burim fitimi dhe do të jetë burim fitimi edhe më i madh për të gjithë zonën.

Gjirokastra do të vijojë në një nivel tjetër. Do të bëjmë parkingun e madh, që do të mundojë jo vetëm të ketë një fluks të madh turistësh, që pritet të vijnë pas pandemisë, si dhe do të bëjmë qendrën historike këmbësore, me By Pass-i e ri, që do të fillojë shumë shpejt së ndërtuari, është vetëm çështje ditësh. Projekt tjetër është sistemimi i atyre shtëpive që janë ndërtuar me shtesa abuzive, që do të legalizohen. Me qeverinë turke kemi bërë një marrëveshje për të bërë një investim të konsiderueshëm në një tjetër zonë të Gjirokastrës, me një tjetër grup të konsiderueshëm shtëpisë, për të mos lënë që vlerat arkitektonike të mos degradojnë”-tha kryeministri Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *