Elefantët afrikanë që jetojnë në pyje dhe savanë po përballen me zhdukjen për shkak të gjuetisë pa leje dhe humbjes së habitatit, tha Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) në një raport të botuar të shtunën.
Lista e fundit e Llojeve të Kërcënuara të IUCN rendit elefantin pyjor afrikan si ‘të rrezikuar në mënyrë kritike’ dhe elefantin e savanës afrikane si ‘të rrezikuar’.
Popullsia e elefantëve pyjorë afrikanë, të gjetur kryesisht në Afrikën Qendrore është ulur me më shumë se 86% gjatë tre dekadave të fundit, sipas IUCN.
Popullsia e elefantëve të savanës afrikane, e cila është përqendruar rreth zonës së lumit Zambezi, ra me të paktën 60% gjatë 50 viteve të fundit, tha raporti.
“Të dy speciet pësuan rënie të ndjeshme që nga viti 2008 për shkak të një rritje të konsiderueshme të gjuetisë pa leje, e cila arriti kulmin në 2011 por vazhdon të kërcënojë popullatat.” – thuhet në raport.
“Shndërrimi i vazhdueshëm i habitateve të tyre, kryesisht për përdorime bujqësore dhe toka të tjera, është një kërcënim tjetër i rëndësishëm.” – vijoi raporti.